Shkelën perimetrin e sigurisë|Policia bllokon 3 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit
Tre mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë, pasi shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
Po ashtu sipas njoftimit të Policisë, u bllokua edhe një skaf që ushtronte aktivitetin pa licencë.
Ndërkohë Policia i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje, duke i siguruar ata për ruajtjen e anonimatit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë-Shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokojnë 3 mjete lundruese.
Gjatë monitorimit të hapësirës detare në të gjithë qarkun, u bllokua edhe një mjet lundrues skaf që ushtronte aktivitetin pa licencë.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me patrullat tokësore, bllokuan 3 mjete lundruese (2 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Qeparosë dhe të Karaburunit, duke vënë në rrezik jetët e pushuesve. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Borshit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi përdorej për të ushtruar aktivitetin pa licencë. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative prej 110,000 lekësh të rinj.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026