Shkelën rregullat e qarkullimit, në pranga 6 shoferë në Elbasan
6 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë javës në Elbasan, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sakaq policia bën me dije se gjatë javës janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 28 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 16 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.”- njofton policia e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)