Shkeli masën e sigurisë, arrestohet drejtoresha e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme

10 Janar 2026 | 13:56

Policia ka arrestuar shtetasen Alma Bime, 43 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i saj u krye pas konstatimit se Bime kishte thyer masën e vendosur nga gjykata, ndërkohë që ndaj saj rëndojnë edhe akuza të reja për ngjarje të përsëritura dhune dhe kanosjeje ndaj ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori.

Më herët, gjatë muajit dhjetor, Alma Bime ishte shoqëruar nga Policia nën dyshimet për kanosje të një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si edhe për djegien e orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit, e ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios. Pas kësaj ngjarjeje, gjykata kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e cila rezulton të jetë shkelur.

Sipas të dhënave të hetimit, më 31 dhjetor, Bime dyshohet se ka tentuar sërish t’i vërë flakën banesës së ish-bashkëjetuesit, si dhe ka tentuar ta plagosë atë, çka ka çuar në përkeqësimin e pozitës së saj ligjore dhe arrestimin nga shërbimet e Policisë.

Pavarësisht arrestimit dhe akuzave të rënda, rasti ka ngritur pikëpyetje të forta publike mbi faktin se si Bime ka vijuar të mbajë funksionin e saj në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që ndodhej nën masë sigurie.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pritet që Prokuroria të kërkojë një masë më të rëndë sigurie ndaj saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike

Fillimisht protestuan kundër flamingos, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të këndojë edhe për shkollat, vendet e punës...
12:48 | 04/07/2026

Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës

Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në kryeqytet, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare. Ky manifestim shënon ditën e 35-të...
12:13 | 04/07/2026

Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia

Avokati Gentian Serjani këtë të shtunë përmes një postimi në “Facebook” ka bërë ne dije se është takuar me një nga protestuesit e ndaluar të cilin...
12:05 | 04/07/2026