Shkëmbim droge përmes mjeteve lundruese, Rrumbullaku jep detaje nga operacioni

9 Tetor 2023 | 18:43

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se megaoperacioni policor nisi menjëherë pas marrjes së informacioneve se një mjet lundrues i shpejtë po lëvizte nga Laguna e Patokut në drejtim të jugperëndimit të vendit.

Sipas Rrumbullakut, ky mjet lundrues ka kontaktuar një tjetër mjet lundrues 12 milje larg dhe dyshohet se shtetasit brenda mjeteve lundruese kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Më herët u bë me dije se SPAK ka nisur një tjetër operacion antidroge , i cili sipas informacioneve është zhvilluar në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin.

Sipas informacioneve nga ky operacion mes të ndaluarve është edhe një zyrtar policie.

Gjithashtu bëhet me dije se janë bërë kontrolle edhe në banesën dhe loklin në pronësi të Gëzim Çelës. Ky i fundit është shpallur në kërkim pasi është dënuar më herët me 20 vite burg.

Tek lokali i Gëzim Çelës ka pasur kontrolle edhe një muaj më parë gjatë operacionit “Flakë në det”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026