Shkëmbimi i territoreve i rrezikshëm, Raci: Për ndryshim kufijsh, kemi Shqipërinë

30 Nëntor 2022 | 12:46

Gazetari dhe analisti Gazmir Raci, i ftuar në Euronews Albania, e cilësoi të rrezikshme idenë e shkëmbimit të territoreve, por shtoi se Kosova nuk është pa alternativë në këtë drejtim.

Sipas tij, nëse fuqitë e mëdha kanë interesa për ndryshim të kufijve të Ballkanit, Kosova e ka shtetin amë dhe mund të bashkohet me Shqipërinë.

“Kjo pjesa e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme. Unë nuk jam ithtar i shkëmbimit të territoreve. Nëse faktori ndërkombëtar apo Fuqitë e Mëdha kanë interesa për riformulim të Ballkanit apo shtetit apo kombeve në Ballkan, atëherë pa problem, ne mund të bisedojmë. Kemi Shqipërinë dhe mund të bashkohemi. Ne nuk e kemi alternativë Rusinë, por ne nuk jemi pa alternativë, pse të frikësohemi”, tha Raci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026