Akuzat e Molliqajt: Si presidentja Osmani po kërkon komb kosovar dhe jo shqiptar

28 Nëntor 2022 | 22:43

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me qasjen që sipas tij, ajo ka karshi popullit shqiptar.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Molliqaj u shpreh se Osmani është për kombin kosovar dhe jo atë shqiptar.

“As unë nuk do ta prisja një President të Shqipërisë, nëse do të kishte qasjen që ka Presidentja e Kosovës karshi kombit shqiptar. Është kosovocentrike, është për kombin kosovar.

Është diçka tjetër kosovocentrizmi, është krijimi i identitetit të ri kombëtar, që është kosovarizmi. Unë nuk i shof çështjet nëse Edi Rama ose Albin Kurti ose Vjosa e ka këtë, këto çështje i shoh karshi bindjeve të mia. Prej vështrimit tim, kjo më intereson”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026