“Të përgatitemi për bashkim kombëtar”, Kreshnik Spahiu: Mund të jetë dhuratë

28 Nëntor 2022 | 22:23

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se shqiptarët duhet të përgatiten për bashkim kombëtar.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se korrigjimi i kufijve mund të mos bëhet vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë e jugun e Serbisë dhe shtoi se mund të jetë dhuratë për shqiptarët.

“Nuk mund të them, dëmtohemi apo fitojmë nga korrigjimi i kufijve, por di të them që ne duhet të jemi të përgatitur për një studim, në qoftë se ne na vihet në tryezë me detyrim, rishikimi i kufijve. Rilindasit tanë, patriotët shqiptarë kanë luftuar me dekada për të korrigjuar kufijtë në Ballkan. Tani, vjen një moment që korrigjimi i kufijve mund të jetë një dhuratë dhe ne themi dëmtohemi nga korrigjimi.

Ne duhet të jemi të përgatitur, se nëse korrigjimi nuk bëhet vetëm për ndarjen e Kosovës, po korrijgimi bëhet edhe për Maqedoninë, edhe për jugun e Serbisë, shqiptarët fitojnë. Nuk ka diplomaci që vetëm të fitosh. Kosova është e lirë dhe e pavarur si pasojë e përpjekjeve dhe luftës së UÇK-së, por edhe luftës së SHBA-ve dhe NATO-s, të cilat sakrifikuan miliarda euro dhe futën ushtrinë e tyre si rrallë herë. Ishin në kohën dhe vendin e duhur. Por freedom for free nuk ka, ku ka liri dhe pavarësi ta marrësh falas?”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026