Shkencëtarët amerikanë dhe kinezë shpikin çipin 6G me shpejtësi revolucionare
Inxhinierët nga SHBA-ja dhe Kina kanë zhvilluar një çip revolucionar 6G, të aftë të transmetojë të dhëna me shpejtësi që tejkalojnë 100 gigabajt për sekondë.
Kjo shpejtësi është deri në 10 herë më e lartë se maksimumi teorik i rrjetit 5G dhe pothuajse 500 herë më e shpejtë se shpejtësitë mesatare e 5G-së, shkruan Science Alert.
Çipi i ri, i zhvilluar në bashkëpunim nga shkencëtarët e Universitetit të Pekinit, Universitetit të Hong Kongut dhe Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara, dallohet për efikasitetin e tij të jashtëzakonshëm.
Pavarësisht dimensioneve të vogla, prej vetëm 11 x 1.7 milimetrash, ky çip funksionon në një spektër frekuencash “ultra-ëideband” që shtrihet nga 0.5 GHz në 115 GHz.
Për të mbuluar një gamë kaq të gjerë, ai përdor nëntë banda të ndryshme radioje, një detyrë që përndryshe do të kërkonte një numër dukshëm më të madh të komponentëve të ndryshëm.
Çelësi i inovacionit qëndron në përdorimin e një modulatori elektro-optik që konverton sinjalet radio në ato optike. Sistemi 6G pritet të vijë në jetë gjatë dekadës së ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein