Shkencëtarja në Wuhan mirëpret hetimet për COVID, ekipi përballet me pengesa
Shkencëtarja kineze në Wuhan i ka thënë BBC se është e hapur për “çdo lloj vizite”.
Deklarata nga Prof. Shi Zhengli erdhi ndërkohë që ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësië përgatitet të udhëtojë në Wuhan muajin tjetër për të filluar hetimin mbi origjinën e Covid-19, sipas lajmerimit që është dhënë ditë më parë.
Anëtarët e ekipit të BBC treguan se u përballen me shumë pengesa gjatë rrugës drejt Wuhan, dhe u desh ta linin misionin e tyre në mes.
Ata u shprehen se zyrtarë policorë dhe zyrtarë të tjerë me makina i ndoqën për kilometra të tëra duke i ndjekur përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre.
Njëkohësisht ata treguan se në mesin e shumë pengesave, gjendej edhe një kamion i “prishur”, për të cilin vendasit u kishin thënë se ishte vendosur disa minuta përpara se ata të mbërrinin.
Ekipit të BBC i’u desh që ta braktiste misionin në mes, por ata njoftuan se gjithashtu gjatë rrugës kishin hasur disa burra të paidentifikuar që ua kishin bërë të qartë se ndodhëshin aty për t’i mbajtur jashtë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane