Shkodër/ Kapen 4002 mijë rrënjë kanabisi, merren në hetim 5 kryetarë fshatrash
Policia e Shkodrës këtë të hënë ka gjetur 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe ka proceduar 5 kryetarë fshatrash lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën gjithashtu dhe 510 gramë të kësaj lënde dyshuara narkotike Cannabis Sativa në formën e boçes.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit