Shkodra, beteja e demokratëve të përçarë

1 Shkurt 2022 | 15:33

Shkodra është beteja e fortë e politikës në zgjedhjet e 6 marsit.

Në këtë bashki janë zyrtarizuar 2 kandidatë, Majlinda Angoni në radhët e Partisë Socialiste dhe Bardh Spahija i cili do garojë si pjesë e koalicionit  të Rithemelimit me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.

Partia Demokratike ende nuk e ka zgjedhur kandidaturën e saj. Në 31 vite demokraci, Shkodrën e kanë fituar gjithnjë të djathtët.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha

Por kjo është hera e parë që kjo parti shkon në zgjedhje e ndarë mes Berishës dhe Bashës.

Nëse kjo përçarje reflektohet dhe në kutitë e votimit, për herë të parë e djathta rrezikon të humbasë bastionin e saj historik, Shkodrën.

Me rëndësi në këto zgjedhje do jetë pozicionimi i partisë social demokrate të Tom Doshit, votat e së cilës mund të jenë vendimtare për rezultatin. 

Në një intervistë për Euronerws Albania, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri mohoi çdo bashkëpunimin me Partinë Social Demokrate.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026