“Shkodra n’festë”, aktivitete në prag të fundvitit, nuk mungojnë turistët
Me moton “Shkodra n’festë”, kryeqendra e veriut po mirëpret këtë dhjetor turistë të shumë vendas dhe të huaj.
Aktivitetet kanë nisur me ndezjen e dritave festive në sheshin para bashkisë së Shkodrës aty ku është krijuar dhe qyteza e festës, me mbi 30 objekte që ofrojnë shërbime të ndryshme nga kulinaria tek argëtimi për fëmijët.
“Shkodra është rikthy gjate dhjetorit në kryeqytetin e festave për të gjithë Shqipërinë. Në bashkëpunim me të gjithë bizneset turistike të Shkodrës sidomos hotelet por jo vetëm, restorantet dhe hostelet është vënë re një rritje e kërkesës për të ardhë në Shkodër për të shijuar këto festa . Shkodra është gjithmonë e bukur aq më tepër këto ditë që janë dhe Christmas market në qendër të qytetit , por gjatë ditës turistët mund të shijojnë qytetin, kalanë , Shirokë si dhe mund të shkojnë dhe në Alpe”,-tha Renato Lumci, drejtor turizmi i bashkisë Shkodër.
Drejtuesja e kulturës pranë bashkisë së Shkodrës Sara Smaja zbulon për Euroneës pak nga detajet e organizimeve në Shkodër këtë fundvit.
“Kalendari i aktiviteteve është i larmishëm për dhjetorin. Janë mbi 20 koncerte që do të mbahen në sheshin para bashkisë së Shkodrës . Koncertet janë të larmishme , mund të them që ka këngëtar me në zë të Shqipërisë do të performojnë në sheshin para bashkisë. Unë po zbuloj ca emra që besoj shumë shpejt do bëhen publik edhe për publikun e gjerë, me 21 dhjetor koncertin e Alban Skenderaj, kemi më 28 dhjetor koncert nga capital T , nga Dafina Zeqiri . Në koncerte sigurisht do të jenë dhe artistët tanë lokal që do kenë koncerte çdo fundjavë”,-tha Sara Smaja, drejtore e aktiviteteve kultutore në Bashkinë Shkodër.
Aktivitetet do të vijojnë deri në natën e ndërrimit të viteve kur do të zhvillohet dhe spektakli i fishekzjarreve në mesnatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
- 16:06 Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 15:59 Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje