Shkollat fillore në Vlorë pa sistem ngrohje, klasat jashtë kushteve
Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë vënë në pah problematikën e ngrohjes në institucionet arsimore në Vlorë.
Në një vëzhgim në dy nga shkolla 9-vjeçare të qytetit, problematika pranohet edhe nga nxënësit
“Pa rezistencë fare, si ja bëjmë? Ngricë”, thotë një djalë.
Sipas drejtoreshës së arsimit në Vlorë, në disa prej shkollave ngrohja sigurohet nëpërmjet kaldajës. Ka edhe shkolla, si në Himarë apo dhe fshatin Kuç, ku për t’u ngrohur përdoret soba me dru.
“Ka problematika ka institucione në të cilat rrjeti është i amortizuar dhe nuk mban të gjithë ngrohësit njëkohësisht dhe përpiqemi që të koordinojmë që të kenë të gjitha klasat ngrohje”, shprehet Irena Toshkallari, drejtoresha e ZVA Vlorë.
Nga 54 shkolla, vetëm 8 kanë sistem kaldaje ndërsa të tjerat vijojnë me ngrohje alternative, e cila shpesh nuk funksionon ose është e pamjaftueshme për të krijuar një ambient të ngrohtë për nxënësit. Probleme më të theksuara shfaqen në ato shkolla të cilat nuk janë rikonstruktuar prej vitesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 17:08 Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse
- 17:06 Trump kritikon Italinë për mohimin e përdorimit të bazës gjatë luftës në Iran
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime