Klasat pa ngrohje në Durrës, nxënësit në Porto Romano mësim me xhupa dhe dorashka
Ngrohësja elektrike në cep të klasës nuk ka efekt në këto ditë dimri, kur temperaturat në mëngjes në Durrës zbresin nën zero.
Shkolla “Met Hasa” në Porto Romano nuk ka pasur kurrë sistem ngrohës, ndaj nxënësit detyrohen të bëjnë mësim me xhupa e dorashka.
“Ngrohje këtu nuk ka, vetëm disa furnela të vogla. Në një klasë 200 metra katrorë llogarite sa ngroh një furnelë”, thotë një banor.
Këto ngrohëse të vogla elektrike shpeshherë rëndojnë xhepat e prindërve.
“8 vjet i kam 3 fëmijët në shkollë, thonë o babi duam lekë të blejmë rezistencë, zgjatues. Ku i marrim lekët ne? Mezi hamë bukë vetë, jo më të blejmë rezistenca për shkollën”, shprehet një tjetër.
Shkurtimi i orëve në ditët e acarta të dimrit, nuk është zgjidhje për prindërit e gjyshërit.
Prandaj ata bëjnë çfarë kanë në dorë, i veshin fëmijët trashë.
“Këto 2-3 ditë ka pasur shkurtime, por ç’i do shkurtimet. Në këto ditë më mirë mos t’i sjellim hiç në mësim. Ankohen fëmijët, por ç’të bëjmë pa shkollë si lëmë dot”, thotë një banor i zonës.
Një pjesë e shkollave në bashkinë e Durrësit nuk kanë sistem ngrohjeje, ndërsa edhe aty ku ka shpeshherë nuk është funksional.
Situata përsëritet vit pas viti dhe me gjithë ankesën e nxënësve dhe prindërve, zyra rajonale arsimore ende nuk i ka dhënë zgjidhje problemit.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës
- 19:22 Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
- 19:21 Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti
- 19:15 Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
- 19:12 FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 19:12 Rutte: NATO tregoi në samit se është më e fortë se kurrë