Shiu ‘pushton’ vendin, mbyllen shkollat në Lezhë, si paraqitet situata Shkodër

19 Janar 2023 | 11:32

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej tre ditësh vendin tonë.

Gazetarja Ortensa Budlla nga Lezha raporton se situata në Lezhë është problematike, ku për pasojë disa shkolla janë mbyllur duke qenë se qarkullimi për shkak të ujit që ka mbuluar rrugët është i pamundur.

Ndërsa gazetari Teodor Gjerga nga Shkodra bën me dije se në zonën e Obotit ka rritje të sipërfaqes së tokës së përmbytur. Uji në këto sipërfaqe ka arritur rreth 50 centimetra.

Problematikë mbeten dhe situata në zonat malore ku kanë nisur reshjet e dëborës.

Zona më problematike mbetet dhe në Theth ku ka pasur orteqe të shumta dëbore. Si pasojë rruga është e bllokuar.  ARRSH po ka ndërhyrë me mjetet përkatëse për të bërë zhbllokimin e rrugës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian. Sipas Bardhit,...
17:56 | 08/07/2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Menjëherë pas marrjes...
17:21 | 08/07/2026

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026