Shkon në 146 numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Kinë
22 Dhjetor 2023 |
09:54
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Kinën veriperëndimore të hënën është rritur në 146, me tre të zhdukur, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Rreth 1000 persona u plagosën nga tërmeti. Qindra kontejnerë të përkohshëm strehimi janë vendosur në Kinën veriperëndimore për të mbijetuarit e një tërmeti që shkatërroi më shumë se 14.000 shtëpi, raportoi AP.
Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi pamjet që tregonin vinça duke vendosur kontejnerë në fshatin Meipou në provincën Gansu. Pritet që gjithsej 500 kontejnerë të vendosen në nëntë lokacione në atë fshat.
Më shumë se 87,000 njerëz u evakuuan pas tërmetit të së hënës mbrëma, shumë të grumbulluar në tenda në temperatura nën zero.
Lajme të Sugjeruara
Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun