Shkon në 6 numri i të vdekurve nga rënia e ortekut në Alpet franceze

10 Prill 2023 | 12:38

Numri i të vdekurve nga orteku i së dielës në Alpet franceze u rrit në gjashtë, përfshirë dy udhërrëfyes malorë, thanë autoritetet lokale të hënën.

Zyra e prokurorit në Bonneville, në rajonin Haute-Savoie, tha se trupi i një personi të gjashtë është gjetur pasi kërkimet rifilluan të hënën në mëngjes.

Prefektura e Haute-Savoie tha se një person u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Tetë persona të tjerë u gjetën të padëmtuar.

Nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimave.

Orteku të dielën ra nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Alpet janë një vend kryesor pushimesh gjatë fundjavës së gjatë të Pashkëve në Francë.

Stacioni lokal i radios France-Bleu tha se madhësia e ortekut ishte 1000 metra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026