Shkon në tre numri i viktimave në Gjilan, autori i dyshuar foto me Kurtin e Osmanin
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit, ku pas të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën tre persona.
Mefail Shkodra është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së trefishtë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Burime brenda policisë bëjnë me dije se pas dy personave që humbën jetën në vendin e ngjarjes, një nga personat e tjetë të plagosur ka humbur jetën në spital, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Në spital ndodhen edhe persona të tjerë të plagosur dhe të lënduar.
Ngjarja e sotme nuk është hera e parë që Shkodra përballet me ligjin. Në vitin 2024 ai u arrestua gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Shkodra është bërë i njohur edhe përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi me vetura luksoze dhe është parë pranë figurave të larta politike, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka njoftuar shpalljen në kërkim të tre personave: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.


LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë