Shkrimet lidhur me 2 xhami në Viti, kërcënohen me vdekje dy gazetarë në Kosovë

11 Nëntor 2023 | 20:05

Dy gazetarë në Kosovë, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi, janë kërcënuar me vdekje.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi në Facebook, ku ka bërë me dije se gazetarët punonin për Plus Tv nga Vitia.

Po ashtu bëhet me dije se Hetemi e Maliqi kanë njoftuar AGK-në për mesazhet kërcënuese që kanë marrë, pas shkrimeve për dy xhamitë ne Komunën e Vitisë.

AGK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të kujdeset për sigurinë e gazetaëreve dhe stafit të Plus Tv.

Reagimi i plotë:

Kërcënohen me vrasje Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi nga Plus TV në Viti

Janë kërcënuar me vrasje gazetarët e medias lokale nga Vitia, Plus TV, Fatos Hetemi dhe Irfan Maliqi.

Redaksia e Plus TV, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se mesazhet kërcënuese me vrasje i kanë pranuar nga një llogari në rrjetin social Facebook, pas shkrimeve të fundit të kësaj medie lidhur me dy xhamitë në Komunën e Vitisë.

“Mesazhet kërcënuese me vrasje janë në drejtim drejtorit Fatos Hetemi dhe gazetarit Irfan Maliqi nga PlusTV…Këto kërcënime ndërlidhen me serinë e raportimeve të televizionit Plus lidhur me problemet e shqetësimet që kanë të bëjnë me xhamitë në Skifteraj dhe Ramnishtë, në këtë komunë, pasi Bashkësia Islame e Vitisë, në kuadër të BIK-ut, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit dhe menaxhimit të BIK-ut dhe se frekuentohen nga njerëz të dyshimtë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e redaksisë.

Plus TV ka njoftuar se për kërcënimet i kanë njoftuar Policinë e Kosovës në Rajonin e Gjilanit.

AGK-ja, e vlerëson shumë serioz dhe të rrezikshëm kërcënimin dhe e dënon në termat më të fortë.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës të kujdeset për sigurinë e gazetarëve dhe stafit tjetër të televizionit dhe të punojë intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për kërcënimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026