Shkrimi i dorës drejt zhdukjes, alarm nga mësuesit dhe UNESCO
Teknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën e përditshme dhe në procesin mësimor. Si pasojë, gjithnjë e më pak fëmijë praktikojnë shkrimin me dorë. Mësuesit ngrenë shqetësimin se mungesa e një rregulli të qartë dhe përdorimi i pajisjeve digjitale po ndikojnë drejtpërdrejt në humbjen e kësaj aftësie bazë.
“Në arsimin parashkollor nxënësit fillojnë të shkruajnë fillimisht me shkronja shtypi. Në arsimin fillor nuk ka rregull nëse nxënësi duhet të shkruajë me shkrim shtypi apo me shkrim dore dhe më pas orientohen drejt shkrimit të shtypit, pasi e shohin si më të lehtë dhe që nuk u shpenzon kohë. Disa nga shkronjat po humbasin dhe nxënësit kanë harruar të shkruajnë shkronjat e mëdha të dorës, si C, E, H…”, thotw Luiza Kërkuti, mësuese e gjuhës shqipe.
Në një kohë kur ekrani po zëvendëson lapsin dhe fletoren, UNESCO ka prezantuar një nismë të re zyrtare për mbrojtjen e shkrimit të dorës, i cili po rrezikohet nga përhapja masive e shkrimit digjital dhe përdorimi i tastierave dhe ekraneve me prekje. Shkrimi i dorës konsiderohet si një element kyç i përcjelljes së dijes brez pas brezi, ndaj sipas UNESCO-s, vlerat e tij duhen mbrojtur.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës