Shkrimtarë, shkencëtarë, artistë, kërkojnë lirimin e Navalny-t
Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë gjashtë fitues të çmimit Nobel, u kanë bërë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë menjëherë liderin e opozitës Alexei Navalny, duke theksuar se ai ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe të pavarur mjekësor.
Në mesin e nënshkruesve të letrës së hapur, të publikuar më 28 prill, janë: balerini i shquar ruso-amerikan Mikhail Baryshnikov, shkrimtari J.K. Roëling, fituesit e Nobelit në letërsi Orhan Pamuk, Herta Muller, Olga Tokarczuk, Svetlana Alexievich, Mario Vargas Llosa dhe J.M. Coetzee, karikaturisti Art Spiegelman, dramaturgu Tom Stoppard, aktori Jean Reno, ish-futbollisti Eric Cantona, regjisori dhe kompozitori i filmit Jeffrey Jacob Abrams dhe shumë të tjerë.
“Ne i shtojmë zërin tonë zërit të 600 mjekëve rusë, të cilët po kërkojnë ndihmë urgjente dhe të menjëhershme mjekësore të pavarur. Edhe 100 avokatë të tjerë rusë dhe 100 deputetë rajonalë kërkojnë që të ndërpritet tortura ndaj Navalny-t dhe t’i jepet sërish ndihmë mjekësore”, thuhet në letrën e hapur.
“Navalny po vuan dënimet me burg për akuza që nuk do të ishin mbështetur kurrë në asnjë sistem të pavarur ligjor. Ne mbështesim thirrjen e Qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Është në fuqinë tuaj”, kanë shkruar ata.
Vendimmarrja e presidentit rus Vladimir Putin, rrallëherë është ndikuar nga një presion i tillë nga publiku i huaj, gjatë më shumë se dy dekadave të tij në pushtet, shkruan REL.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve