Qeveria shkrin Akademinë e Studimeve Albanologjike, Kushi: Është e paakredituar

31 Maj 2023 | 12:25

Qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë Akademinë e Studimeve Albanalogjike.

Ministria e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik vendimin në përfundim të mbledhjes së qeverisë dhe u shpreh se vendimi ka ardhur pas një sërë shkeljesh që janë gjetur në funksionimin e këtij institucioni.

Ministrja tha se nuk kanë për qëllim që shkelësit t’i dërgojnë para drejtësisë, por të organizojnë Albanologjinë dhe kjo e fundit të ngrihet në nivelin që i takon.

“Akademia e Studimeve Albanologjike nuk ka pasur asnjëherë një fakultet, që është detyrimi i parë ligjor. Në asnjë njësi të saj nuk ka mësimdhënie, që e bën të pamundur të vazhdojë të funksionojë si institucion i arsimit të lartë. ASA është e paakredituar si nga ana institucionale ashtu edhe nga ana e programeve të studimit. Edhe kur qeveria mori një kompani angleze për ti akredituar të gjitha, ASA ishte e vetmja që nuk u akreditua. Mosakreditimi e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sipas ligjit, një institucion i arsimit të lartë mund të lëshojë diploma vetëm nëse është i akredituar. Ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi. Kjo i bën sipas ligjit, pasive të gjitha programet”, tha Kushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026