Shkumbini iu përmbyti banesën, kërkohet evakuimi i familjes në Librazhd
Situata paraqitet e rënduar në zonën e “Urës së Murrashit” në Librazhd, ku reshjet kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Shkumbin, duke krijuar rrezik përmbytjeje për banesën e shtetases Gjylije Murrashi.
Sektori i Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd njofton se familja është udhëzuar të strehohet tek të afërmit deri në stabilizimin e kushteve atmosferike dhe të prurjeve në lumë.
Verifikimet në terren tregojnë se situata është përkeqësuar edhe për shkak të hedhjes së inerteve në të dy anët e lumit nga firma që po kryen punimet për segmentin e “Korridorit 8”. Ngushtimi i shtratit të Shkumbinit konsiderohet faktor shtesë rreziku për përmbytje në zonë.
Bashkia Librazhd ka kontaktuar administratorin e firmës për të ngritur shqetësimin mbi ndikimin e punimeve në situatën e krijuar, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve