Shmanget përballja Shqipëri-Kosovë në play-off! Ndahen zyrtarisht vazot e ndeshjeve

16 Nëntor 2025 | 21:50

Shqipëria dhe Kosova janë zyrtarisht në vazon 3 të play-off-it të Kupës së Botës 2026, pasi e mbyllën fazën kualifikuese në vend të dytë në grupet e tyre. Kjo do të thotë se dy kombëtaret shqiptare nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale, ndërsa ndeshjet e tyre do t’i luajnë në transfertë.

Rivalët potencialë aktualë për Shqipërinë dhe Kosovën janë Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Uellsi, ndërkohë që renditja e ardhshme e FIFA-s mund të ndryshojë vetëm pozicionin e Irlandës, e cila mund të shkëmbejë vendet e vazo-s me Uellsin.

FIFA pritet të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, duke nisur nga ora 13:00, do të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve të play-off-it, të cilat do zhvillohen më 26 mars 2026.

Si funksionon play-off-i?
16 skuadra (12 nga kualifikueset + 4 nga Liga e Kombeve) ndahen në katër vazo sipas renditjes FIFA. Ekipet e vazo-s 1 përballen me vazon 4, ndërsa ato të vazo-s 2 përballen me vazon 3. Ndeshjet janë me një takim të vetëm dhe ekipet me koeficient më të lartë luajnë në shtëpi.

Fituesit e gjysmëfinaleve shkojnë më pas në finalet e play-off-it, më 31 mars 2026, ku shorti përcakton jo vetëm çiftet, por edhe fushën pritëse.

Në skenarin më të mirë, Shqipëria do të ketë dy ndeshje në play-off; në më të keqin, mund të mbyllë garën pas takimit gjysmëfinal.

Ndarja aktuale e vazove:

  1. Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë

  2. Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells

  3. Vazo 3: Irlandë, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë

  4. Vazo 4: Maqedonia e Veriut, Rumani, Suedi, Irlanda e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026