‘Shoqëria shqiptare në krizën më të thellë’, Manjani komenton sondazhin

18 Nëntor 2022 | 20:35

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi sondazhin e Euronews Albania ku u shpreh se shoqëria shqiptare është në krizën e saj më të thellë të mundshme të besimit dhe përfaqësimit.

Ai theksoi se ky sondazh tregon arsyen pse po ikin shqiptarët nga vendi.

“Rezultati siç e shoh unë tregon se shoqëria shqiptare është në krizën e saj më të thellë të mundshme të besimit dhe përfaqësimit. Shoqëria shqiptare nuk beson në asgjë, as në politikë, as tek institucionet, as te feja, as tek ndërkombëtarët. Kjo është një krizë e thellë e gjithanshme. Shqiptarët nuk besojnë në asgjë, prandaj dhe ikin. Shqiptarët përfaqësohen keq dhe shumë keq”, u shpreh Manjani.

Shqiptarëve ju ngjallin më shumë besim ndërkombëtarët se sa institucionet shtetërore.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%.

Pas, ndërkombëtarëve janë liderët fetarë, të cilët kanë arritur të sigurojnë me shumë besim se institucionet shtetërore me 23%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026