“Shoqëritë aksionere kanë dështuar që nga 94’’,Ceko: Të gjithë synojnë të përfitojnë

2 Qershor 2024 | 22:01

Eksperti Enriko Ceko ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku tha se Menaxhimi i ujërave ka qenë problematik në 30 vitet e fundit.

Duke folur për skandalin në Ujësjellësin e Vlorës, shpjegoi se si e parashikon kodi i punës ngritjen e padive ligjore.

“Menaxhimi i ujërave ka qenë problematik në 30 vitet e fundit. Shoqëritë aksionere në Shqipëri, kanë dështuar duke filluar që nga viti 1994. Problemi kryesor i ujërave në Shqipëri është se uji shikohet si mall dhe  jo si e drejtë. Në momentin që uji shikohet si mall, të gjithë duan të përfitojnë para nga uji duke ngritur edhe skema të kësaj natyre.

Sipas Kodit të punës punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga punëdhënësi në rast të shkeljes së të drejtave të tij, deri në një periudhë prej 3 vitesh. Për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të justifikuara punëmarrësi duhet të ngrejë padi në gjykatën kompetente brenda 180 ditëve nga zgjidhja e kontratës”,-tha Ceko.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026