Shpallet kandidatura e parë për primaret e PD-së në Fier

7 Nëntor 2022 | 13:36

Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.

Përmes një deklarate, ai u shpreh se ndjen detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën, siguron transparencë dhe meritokraci.

“Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndjej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurenca e lirë, e cila siguron transparence, meritokraci dhe hierarki.

Gara është ajo që përzgjedh me te mirin, me të kaulifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur. Kjo është arsyeja që, si qyetar, si përkrahës i Partisë Demokratike, si njeri i lirë dhe pa paragjykime, apo i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa të garoj si kandidat në primaret që organizon Partia Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026