Shpallet Nobeli për Kiminë, fitohet nga 3 shkencëtarët që zbuluan grimcat kuantike

4 Tetor 2023 | 12:10

Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar grimcat kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe në kirurgjinë për heqjen e indeve të kancerit.

Çmimi u fitua nga Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov dhe u shpall nga komiteti i Nobel për kiminë këtë të mërkurë në Stokholm.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se ju mund të krijoni ndonjëherë grimca kaq të vogla. Por laureatët e këtij viti ia dolën”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.

Komiteti publikoi pa dashje emrat e tre shkencëtarëve disa orë përpara shpalljes zyrtare.

Gazeta suedeze Aftonbladet publikoi një kopje të një emaili që thoshte se ishte nga akademia, raportoi Reuters.

Aqvist i tha Reuters: “Është një gabim i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Takimi ynë fillon në 09:30 kështu që ende nuk është marrë asnjë vendim.”

Bawendi, profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Brus, profesor emeritus në Universitetin e Kolumbisë, janë amerikanë. Sakaq Ekimov është rus dhe punon për Nanocrystals Technology Inc.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026