“Shpella që na la pa fjalë”, Bulku: Kishte ujëvarë dhe liqen, vendin e kam sekret
Dorjan Bulku, eksploruesi i shpellave ishte i ftuar këtë të enjte në “Summer Cube” në Euronews Albania për të folur rreth pasionit të tij të ekspolirimit të shpellave.
Ndër të tjera ai ka ndarë një nga eksperiancat e tij më të bukura ndërsa ishte duke eksploruar një shpellë në veri të vendit. Emrin e shpellës Bulku e mbajti sekret, por tha se ajo shpellë ishte e pa eksploruar më parë e në të ndodhej një ujëvarë dhe një liqen që i kishte lënë pa fjalë të gjithë grupin e eksploruesve.
“Ka qenë një moment para dy vitesh, kur kishim shkuar ne veri të Shqipërisë në një shpellë që duhet ta mbajë pak sekret këtë shpellën sepse po bëjmë një dokumentar.
Ishim nisur për një shpellë tjetër dhe momenti i parë kur u futëm në shpellë, ishim me idenë se do dilnim e ishim pa pajisje, por në momentin që u futëm ngelëm të gjithë pa fjalë.
Aty ishte një ujëvarë plot me stalagmite miliona vjeçare. Shpella ishte e paprekur, e padëmtuar fare, nuk ishte e eksploruar. Sa më shumë hyje në brendësi të saj aq më e madhe bëhej si shpellë, ne zbritëm 450 metra me litarë dhe aty ishte një liqen”,-tha Dorjan Bulku.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë