Shpendët në liqenin e Prespës/ Shumka: Numri do vijë në rënie, shkak ngrohja globale

14 Janar 2024 | 18:41

Mbetet i njëjtë numri i shpendëve dimërore në liqenet e Prespës. Një gjë e tillë është bërë me dije nga profesor Spase Shumka, i cili shprehet se numri është i përafërt me atë të vitit të shkuar ndërkohë që ka një specie të re të zbuluar në këtë liqen.

“Numri i Shpendëve në Prespë është pothuajse sa i vitit të kaluar, por natyrisht ndryshimi i nivelit të liqenit ka bërë që shpendët të lëvizin sepse janë të çorientuar. Dua të theksoj se në mesdhe ne kemi një numër më të ulët të Shpendëve dimërues, cenohen nga ndryshimet klimaterike. Numri i shpendëve në Prespë është i qëndrueshëm akoma, akoma ka një shëndetshmeri ligatine”,-tha profesor Spase Shumka.

Numri i Shpendëve dimërore në liqenin e Prespës, sipas gjykimit të profesorit, pritet të jetë më i ulët në vazhdim dhe shkak për këtë është ngrohja globale.

“Praktikisht pritet që në vitet e ardhshme numri i Shpendëve të bjerë për shkak se shpendët qëndrojnë me ne veri te Evropës për shkak të klimës. Migrimi i tyre ndesh në rrugë temperatura me të përshtatshme, gjejnë në veri të Evropës klimë. Shpendët janë të çorientuar dhe do të ndihet dhe në zona të tjera të liqeneve të Mesdheut”, -tha profesor Spase Shumka.

Në liqenin e Prespës janë rreth 11 mijë specie të 30 llojeve të ndryshme ndërkohë që numër i përafërt ka rezultuar edhe në liqenin e Ohrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026