Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 efektivë

25 Dhjetor 2024 | 18:51

Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Qeveria po diskuton të ndaje shumën 10 ose 15 mijë lekë, në vendimin që do të marrë brenda javës.

Në administratën publike, shpërblim për festat e fundvitit pritet të marrin edhe policët.

Dhënia e bonusit për efektivët është diskutuar prej ditësh, për rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë.

Qeveria nuk e ka marrë ende vendimin me faturën financiare që do të shpallë për forcat e rendit, por diskutimet individuale përcaktojnë një shumë në vlerën e 10 ose 15 mijë lekëve.

Deri më tani shpërblimi i fundvitit është miratuar në administratë për pozicione të tilla si shoferë,  sanitare, punonjës protokolli e punonjës arkivi.

Nëse në strukturën e policisë, do të ndiqet e njëjta filozofi, nga shpërblimi do të përjashtohen disa shkallë hierakike që i përkasin posteve drejtuese, ose rreth 4000 mijë punonjës.  

Ndërkohë, efektivët e Policisë së Shtetit tashmë kanë kaluar në shërbim 12 orarësh dhe gatishmëria do të zgjasë deri më 3 janar, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festave të fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026