Policia arreston 7 protestues të opozitës dhe procedon penalisht deputetë të PD-së
Për rreth tre orë opozita bllokoi pasditen e djeshme (23 dhjetor) 5 akset kryesore rrugore në Tiranë. Risi në këtë protestë ishte pjesëmarrja fizike e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Policia ka dalë këtë të martë me një njoftim ku thotë se ka shoqëruar rreth 30 persona në komisariate ndërsa ka arrestuar 7 protestues.
21 shtetas po procedohen penalisht, në gjendje të lirë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe deputetë të opozitës.
“-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit; Çlirim Gjata, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Flamur Hoxha, Petrit Doda, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Tedi Blushi, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Erisa Xhixho, Ina Zhupa dhe Ludovik Hasani me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se; “Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet