Shpërblimet shkelin Kodin Zgjedhor? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish

29 Mars 2023 | 13:34

Kryeministri Edi Rama u përgjigj për Euronews Albania në lidhje me shpërblimin që do u jepet pensionistëve në muajin e ardhshëm.

Ai deklaroi se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë, ndërsa gazetarja Eksiola Shehu argumentoi se diçka e tillë shkel Kodin Zgjedhor i cili thotë se të tilla vendime s’mund të merren deri në 4 muaj para zgjedhjeve për të mos ndikuar qytetarët dhe votën e lirë.

Sipas Ramës, diçka e tillë as nuk duhet të kalojë nëpër mend kur pensionistët kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe në këtë histori ndryshimi kanë marrë më pak. Kryeministri theksoi se askush nuk mund t’i ndalojë për të marrë një vendim të tillë.

“Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problem që ekziston, siç ekzistonte dhe më parë, por nëse nuk ndihet, nuk ndihet sepse qeveria shqiptare është aty, në mbrojtje të gjithë konsumatorëve familjarë, të të gjithë bizneseve të vogla që do të thotë problemi i madh i krizës së çmimit të energjisë dhe problemi i madh i inflacionit të luftës. Ne nuk mund t’u themi pensionistëve nga taksa e jashtëzakonshme e cila mblidhet tani në fund të marsit ju s’mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezëritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë,” – u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se në harkun kohor të dy viteve synohet rritja e pagës mesatere në nivelin prej 900 eurosh. Ai tregoi se plani i rritjes së pagave do të jetë me dy hapa. Shumë shpejt, sipas Ramës, do të publikohet dhe plani i plotë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026