Rikthehen bastet sportive, Rama: Do kontrollohen nga një bord kombëtar

28 Mars 2023 | 14:12

Së shpejti do të rikthehet aktiviteti i basteve sportive online. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama i cili tha pas disa ditësh projektligji do të hidhet për konsultim publik e më pas do të miratohet në kuvend. Kreu i qeverisë tha se të ardhurat e grumbulluara nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, teknologjinë dhe kulturën.

“Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë”, tha Rama.

Me qëllim mbikëqyrjen e këtij aktiviteti do të ngrihet një bord kombëtar, ku do të ketë përfaqësues nga qeveria.

“Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash. Ndërkaq, sportistët që u vlerësuan dje me titullin “Vleresimi i Yjeve te Mirenjohjes Publike”, tha Rama.

Kryeministri Rama nderoi këtë të martë 7 futbollist kampionë bote dhe europe në disiplina të ndryshme, ku premtoi mbështetje financiare për sportistët që kanë nevojë për stërvitje jashtë vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026