Shpërblimi për pensionistët në fundvit me dy ndarje, 10 mijë dhe 20 mijë lekë

22 Tetor 2025 | 20:35

Pensionistet do të marrin shpërblim edhe këtë fundvit. Me shumën e dedikuar, qeveria do të përdorë sërish të njejtën skemë si vitin e kaluar, duke ndarë 10 mije dhe 20 mijë lekë, në bazë të përfitimit mujor.

Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh apo 97 milionë eurosh.

Euronews Albania mëson se edhe këtë vit, bonusi do të jetë i diferencuar dhe do të përfitojnë një shumë më të madhe, të moshuarit që marrin pensione më të ulëta.

Kështu më shumë se 511 mijë pensionistë, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, të cilët marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj, do të shpërblehen me 15 mijë lekë. Ndërsa, 210  mijë pensionistët e tjerë, që marrin një pension mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 10 mijë lekë.

Kjo skemë është përdorur edhe në dhjetor 2024, ndërsa bonusi i pranverës 2025 ishte në nivelin 10 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026