Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona, ndalohen 22 të tjerë në Tiranë
Vijon në Tiranë operacioni policor i koduar “Final”, për goditjen e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë fazës së fundit të aksionit, janë kapur dhe vënë në pranga dy shtetas të shpallur më parë në kërkim, të identifikuar me inicialet R. S., 29 vjeç, dhe R. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në momentin e arrestimit, njërit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar kokainë.
Me këto arrestime, numri total i të ndaluarve në kuadër të operacionit ka shkuar në 22 persona. Aksioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas rreth tre muajsh hetime të drejtuara nga Prokuroria.
Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj dy të arrestuarve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona