Shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen 2 persona

7 Nëntor 2022 | 10:42

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet dhe iu sekustrua, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu është arrestuar dhe 22-vjeçari D. Z., pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026