Shpërndarja e materialeve zgjedhore nis në Fier dhe zonat përreth

10 Maj 2025 | 12:51

Mesditën e sotme ka filluar shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ-të 58, 59 dhe 60, të cilat mbulojnë qytetin e Fierit dhe njësitë administrative përkatëse.

Sipas ligjit zgjedhor, materialet janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qëndrave të votimit, ndërsa shpërndarja në kohë është e domosdoshme për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.

Shpërndarja do të mundësojë zhvillimin dhe mbikëqyrjen e një procesi të qetë dhe të organizuar, për 97 qëndrat e votimit dhe 157,761 zgjedhës në këtë bashki. Në KZAZ-në 60, shpërndarja është realizuar për 97 qëndrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ-të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qëndrat e votimit në njësitë administrative të Fierit.

Përveç Fierit, në orën 12:00 të ditës së sotme ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër, për t’u siguruar që çdo qendër votimi të jetë e përgatitur në kohë për zhvillimin e procesit të votimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026