Shpërthen bombola e gazit në një banesë private në Tiranë, lëndohet një grua

27 Shtator 2023 | 12:51

Një banesë në rrugën “Altin Basha” në kryqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure. Shkak i rënies së zjarrit në banesën private është bërë shpërthimi i një bombole gazit.

Si pasojë e shpërthimit është lënduar një grua e moshës 85-vjeçare, e cila është transportuar me urgjencë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

“Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026