Shpërthen gazi në minierën në Bulqizë, 3 të plagosur

14 Gusht 2023 | 12:30

Në nivelin 17 të pusit, në një minierë në Bulqizë ka shpërthyer një sasi gazi këtë të hënë. Për pasojë tre punonjës janë plagosur.

Shtetasit F.S., RR.K., dhe A.Ç., ndodheshin në këtë zonë duke punuar dhe kanë pësuar djegie në trup.

Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Policia bën me dije se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe  rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026