English

Shpërthen në lot Bebe Rexha: I fola shqip agjentit në aeroport, më kërcënoi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bebe Rexha pohon se është ‘kërcënuar’ nga një agjent sigurie pasi foli shqip me të.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur pëmes një video të postuar në Instagram Story të shtunën.

Teksa ndau pamjet e saj duke qarë, këngëtarja, 34 vjeçe, shpjegoi se ishte duke qarë sepse thuhet se i ishte ndaluar fluturimi i saj nga Lufthansa nga aeroporti i Mynihut.

“Jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta merrja biletën time dhe tani ai po më ndalon fluturimin”, tha ajo. 

Në një video të dytë, të cilën e ka postuar pas ngjarjes, Rexha ka regjistruar veten duke qarë, para se të hyjë në detaje për atë që ka ndodhur.

“Unë besoj se ky është një krim urrejtjeje sepse jam shqiptare”, ka shkruar ajo në një deklaratë. “Ai nuk më lejonte t’ia përmendja emrin. Ai vazhdoi të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihesha se ishte më i fuqishëm se ai.” -tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?