Shpërthim i fuqishëm në Kosovë, dëmtohet kanali i ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok

29 Nëntor 2024 | 22:04

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sonte në Varagë të Zubin Potok i cili ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Dyshohet se kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë dhe kjo mund të sjellë probleme të furnizimit me energji elektrike.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar ngjarjen, duke deklaruar se forcat policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave: “Po, është dëgjuar një shpërthim dhe ekipet janë në terren për hetimin e incidentit.”

Pas shpërthimit, uji ka filluar të rrjedhë në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar shqetësim në zonë. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026