Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

18 Prill 2024 | 11:09

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e para të 18 prillit.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani për Radion Evropa e Lirë .

Sipas Elshanit, shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale, por raportohet për njerëz të lënduar.

“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, tha ai.

Ende nuk dihet motivi i këtij shpërthimi. Por, në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës, ku gjendet edhe Zveçani, të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës.

Shkak i këtyre incidenteve shpesh kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026