Shpërthim tritoli te muri i një biznesi në Fushë-Krujë, çfarë thotë policia
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë Krujë, ku lënda shpërthyese është vendosur në murin e jashtëm të një punishte sallami në lagjen ‘Ish grumbullimi’ të Fushë Krujës.
Pronari D.M., ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt që mund të ketë çuar në këtë ngjarje.
Sipas informacionit nga Policia, rreth orës 06:50, në Stacionin e Policisë Fushë Krujë është paraqitur shtetasi D.M., i cili ka njoftuar se gjatë natës ka ndodhur shpërthimi i lëndës plasëse në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij.
Si pasojë e shpërthimit, kanë pasur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të fiksuar çdo provë që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ende nuk janë zbuluar shkaqet e shpërthimit dhe autoritetet ndërsa policia vijon hetimet dhe nuk ka dhënë ende informacione të tjera mbi të dyshuarit ose motivet e mundshme të shpërthimit.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë