Shpërthimi në një provincë të Sirisë/Rritet bilanci me 4 të vrarë e 116 të plagosur

24 Korrik 2025 | 18:09

Të paktën katër persona u vranë dhe 116 të tjerë u plagosën në një shpërthim pranë qytetit Maarat Misrin në provincën veriperëndimore Idlib të Sirisë, tha shërbimi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë së republikës për agjencinë e lajmeve SANA.

Ministria vuri në dukje se këto shifra janë paraprake dhe numri i të vdekurve mund të rritet. Raportet e mëparshme tregonin për dy viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Nga ana tjetër, kanali televiziv Al-Ikhbariya raportoi se numri i të vdekurve ishte rritur në gjashtë. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendin e shpërthimit, duke vazhduar kërkimin për trupa nën rrënoja. Shpërthimi ndodhi në një depo municionesh dhe shkaku i tij është duke u hetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026