Shpërthimi në tubacionet Nord Stream, bllokohet ekstradimi i ukrainasit në Gjermani

17 Tetor 2025 | 14:56

Një gjykatë polake bllokoi të premten ekstradimin në Gjermani të një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sulmin e vitit 2022 ndaj tubacioneve të gazit Nord Stream.

I dyshuari 46-vjeçar, i cili është identifikuar vetëm si Volodymyr Z. u arrestua pranë Varshavës më 30 shtator me një urdhër arresti gjerman. Prokurorët gjermanë e kanë përshkruar atë si një zhytës të trajnuar dhe pretendojnë se ai ishte pjesë e një grupi që vendosi eksplozivë në tubacionet pranë ishullit danez Bornholm tre vjet më parë.

Gjykata e Qarkut të Varshavës hodhi poshtë ekstradimin e tij të premten dhe urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm. Avokati i ukrainasit, Tymoteusz Paprocki, tha përpara seancës dëgjimore se klienti i tij nuk e pranon fajësinë dhe se nuk ka kryer asnjë krim kundër Gjermanisë.

Shpërthimet nënujore më 26 shtator 2022 dëmtuan rëndë tubacionet. Dëmi shtoi tensionet për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa vendet evropiane u përpoqën të shkëputeshin nga burimet ruse të energjisë, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Shpërthimet dëmtuan tubacionin Nord Stream 1, i cili transportonte gaz natyror rus në Gjermani nën Detin Baltik derisa Rusia ndërpreu furnizimet në fund të gushtit 2022. Ata dëmtuan gjithashtu tubacionin paralel Nord Stream 2, i cili nuk hyri kurrë në shërbim sepse Gjermania pezulloi procesin e certifikimit pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt 2022.

Gjermania më parë kishte vazhduar me projektin Nord Stream 2 pavarësisht kundërshtimit nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe SHBA-ja, të cilat argumentuan se kjo do të rriste varësinë e Evropës nga gazi rus dhe do t’i jepte Rusisë mundësinë e përdorimit të gazit si një armë gjeopolitike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026