Shpëtohen 37 emigrantë të paligjshëm në 3 gomone, tentuan të kalonin në ujërat greke

15 Gusht 2023 | 11:26

Anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar me sukses tre operacione SAR gjatë mbrëmjes së të hënës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook se 3 gomone me 37 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar nga rreziku, në tentativë për të kaluar në ujërat greke.

“Kalimi i paligjshëm në detin Egje është një sfidë e madhe, jo vetëm për Aleancën e NATO-s, por edhe për vendet tranzit që duhet të përballojnë një fluks të vazhdueshëm të emigrantëve të paligjshëm. Besimplotë, se vetëm përmes bashkëpunimit, mund të adresojmë këtë sfidë dhe të garantojmë jetën dhe sigurinë e të gjithë atyre që përfshihen në situata të tilla,” – shkruan Peleshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur deputetë e PS qëllohen me vezë nga protestuesit sa dalin nga Parlamenti (VIDEO)

Parlamenti përfundon punimet ku janë votuar projektligjet në rend dite. Deputetë dalin nga parlamenti dhe janë përballur me sulm nga protestuesit. Ky është momenti kur...
12:40 | 02/07/2026

Balla: Dritan Goxhaj paguhet nga Irani, kemi prova

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se Dritan Goxhaj është një...
12:39 | 02/07/2026

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026