“Shqetësime për Bosnjën dhe Kosovën”, Stoltenberg: Do shqyrtojmë propozimin e Ramës

22 Nëntor 2023 | 12:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mblodhi sot liderët e Ballkanit Perëndimor në një samit në RMV.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, Stoltenberg iu përgjigj  pyetjeve të gazetarëve lidhur me tensionet dhe rrezikun e një konflikti në rajon.

Stoltenberg tha se aleanca nuk sheh ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ushtarak për ndonjë nga vendet e rajonit, ndërsa shprehu shqetësimin për situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

“Nuk shohim rreziqe të drejtpërdrejta ushtarake ndaj ndonjë vendi, shohim me shqetësim tensione në Kosovë dhe Bosnjë. Jemi aleatë të rajonit do të shqyrtojmë propozimin e kryeministrit Edi Rama, i mbështetur edhe nga presidenti kroat që të takohemi në bazë më të rregullt dhe të ftojmë më tepër vende”, tha kreu i NATO-s.

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë takimit ka propozuar ndërtimin e një formati të Samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm, jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në rajon, por dhe vendet partnere të NATO-s, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që s’janë të pranishme, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë interes të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe procesin demokratik të rajonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026