Shqipëri-Kosovë, kalimi i kufirit pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

4 Nëntor 2025 | 20:29

Për të kaluar ne doganat qe lidhin Shqipërinë me Kosovën, lëvizja do te jete e lire dhe pa kontrolle dokumentesh. Ky kalim i thjeshtuar deri ne 28 shkurt 2026, ka për qëllim të lehtësojë udhëtimin mes dy shteteve.

Qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë nga kalimi i kufirit pa kontrolle dokumentesh deri më 28 shkurt 2026.

Ky kalim i thjeshtuar, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor, ka për qëllim të bëjë më të shpejtë udhëtimin mes dy shteteve, duke hequr kontrollet e dokumenteve për qytetarët që kalojnë kufirin. Marrëveshja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës është ndarë në dy periudha kryesore. Sezoni turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe sezoni i dimrit, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Ky sistem është krijuar për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve, veçanërisht gjatë muajve të verës dhe festave të fundvitit, kur numri i udhëtarëve mes dy shteteve rritet ndjeshëm.

Në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe pikat kufitare të tjera, si Qafë Morina, Qafë Prushi, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, duke ofruar mundësi të lehta kalimi për qytetarët në më shumë zona.

Po ashtu, për banorët e fshatrave që ndodhen pranë kufirit, janë hapur 22 vendkalime të veçanta, duke bërë më të thjeshtë kalimin për ata që jetojnë brenda një brezi 30 kilometra nga kufiri.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në zonat kufitare, duke përfshirë edhe patrullat e përbashkëta të policisë rrugore që sigurojnë një kontroll më efikas të trafikut.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 5,5 milionë kalime në pikat kufitare, me Morinën mbetet pika më e ngarkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026