Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës për kërcënimet hibride
Shqipëria është zyrtarisht shteti i 36-të anëtar i Qendrës Evropiane të Ekselencës së Helsinkit Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE).
Gjatë vizitës së tij në Finlandë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani firmosi memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë si një hap të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për sigurinë e përbashkët me aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së.
“ Vetëm nëpërmjet komunikimit të hapur dhe mbështetjes reciproke, ne mund të zhvillojmë strategji efektive për t’iu kundërvënë këtyre sfidave komplekse dhe për të mbrojtur demokracitë e vendeve tona”, tha ai.
Sipas drejtoreshës së Qendrës Evropiane të Ekselencës, Teija Tiilikainen, me anëtarësimin e Shqipërisë kompletohet anëtarësimi i vendeve të NATO, për qasje të unifikuar kundër kërcënimeve hibride.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Finlandë, ministri Hasani pati një bashkëbisedim me Grupin e Miqësisë për Shqipërinë në parlamentin finlandez.
Kryediplomati shqiptar theksoi se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Finlandës për mbështetjen e fortë të politikës së zgjerimit të BE-së dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia